Julia Davis, komuniste e njërës nga gazetat më të mëdha në Amerikë “The Daily Beast”, ka shprehur shqetësimin se propaganda ruse është duke u bërë e rrezikshme karshi Ukrainës. Ajo e ka quajtur fushatë idioteske dhe famëkeqe atë që po bëjnë mediat ruse.

“Mediat dhe idiotët propagandues famëkeq të Rusisë po shtojnë sasinë e përmbajtjeve që denigron Ukrainën dhe NATO-në, duke krijuar një skemë fajësuese ndaj Ukrainës për përshkallëzimin e situatës”, ka thënë Davis.

Davis, që është themeluese e “Russian Media Monitor”, ka shfaqur brengën se përmbajtja mediale e rrjeshme që po prodhon Rusia, është duke ndikuar në opinionin e shumë njerëzve të rëndomtë që nuk e kanë shumë të rëndësishme analizimin e lajmeve. Ajo ka thënë se Rusia ka një armatë të tërë që angazhon dhe paguan shumë të majme që t’i prodhojë “këto lajme idioteske”.

Davis ka përmendur edhe ndikimin e Rusisë që është duke e rritur ndaj Serbisë, e që kjo e fundit gjithashtu ka shumë pak media të pavarura, pasi ato i kontrollon presidenti kontrovers, Aleksander Vucic. SHBA-të dhe vendet Evropiane kanë akuzuar vazhdimisht Rusinë se ka ndëhy në zgjedhje, duke provuar ndryshimin e rezultateve. Rusia i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, por që nuk ka arritur t’i argumentoi.

#Russia's most notorious propagandists, media outlets and useful idiots are ratcheting up the amount of content denigrating Ukraine and NATO, setting the stage to pin the blame for Russia's anticipated military escalation against Ukraine. pic.twitter.com/nFopFp9kGY

— Julia Davis (@JuliaDavisNews) December 4, 2021