Mediat ruse: Kampet e Wagnerit po ndërtohen në Bjellorusi

Kampet për grupin Wagner po ndërtohen në territorin e Bjellorusisë, shkroi gazeta e pavarur ruse e lajmeve Verstka.

Gazeta raportoi se një kamp ushtarak për 8,000 luftëtarë është duke u ndërtuar pranë Asipovich në Mogilev Oblast, rreth 200 kilometra nga kufiri ukrainas ndërsa priten të ndërtohen dhe të tjerë.

Sipas burimeve të Verstka, punëtorëve iu dhanë detyra të ndërtonin një kamp me një sipërfaqe prej 24,000 metrash katrorë “shumë shpejt” nën urdhrat e autoriteteve. Media shkroi gjithashtu se anëtarët e familjes së kontraktorëve të Wagner konfirmuan se luftëtarët po dislokohen në Bjellorusi.

Më 23 qershor, themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, nisi një rebelim të armatosur kundër qeverisë ruse. Grupi mercenar pushtoi Rostovin dhe marshoi drejt Moskës përpara se të tërhiqej papritur kryengritjen vonë më 24 qershor./abcnews.al