"FGM-148"

Mediat rajonale: Ambasadori amerikan çmendi Vuçiqin: Do t’i shesim Kosovës armën e fuqishme anti-tank Javelin

Nga rruga, arma antitank “FGM-148” ose “Javelin” është një sistem raketor i drejtuar amerikan, i cili, falë përdorimit të një kamere termografike për vetëdrejtim, funksionon në parimin “zjarr dhe harro”.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Christopher Hill. Në komunikatën zyrtare të zyrës për media të Vuçiqit, thuhet se është biseduar për procedurën që Kosovës t’i miratohet blerja e raketave Javelin nga SHBA.

Me këtë rast, ambasadori Hill e ka njoftuar presidentin Vuçiq për vendimin amerikan për të pranuar kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank “Javelin”. Siç tha ambasadori Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës Kongresit Amerikan, i cili do të fillojë procedurën zyrtare, thuhet në deklaratë.

Për këtë lajm të mirë për Kosovën dhe të keq për Serbinë kanë raportuar mediat rajonale, duke nisur nga ato kroate, boshnjake, malazeze, etj, shkruan Ballkani.info.

“Ambasadori amerikan e çmend Vuçiqin: Do t’i shesim Kosovës armën e fuqishme anti-tank”, është titulli i medias boshnjake “Slobodna Bosna”. Edhe portali i Sarajevës, Klix.ba ka raportuar pak a shumë ngjashëm.

Pak a shumë në këtë frymë kanë raportuar edhe mediat kroate, Jutarnji List, Slobodna Dalmacija, Index, etj.

Arma antitank “FGM-148” ose “Javelin” është një sistem raketor i dirigjuar amerikan, i cili, falë përdorimit të një kamere termografike për vetëdrejtim, funksionon në parimin “zjarr dhe harro”.

Kjo armë ishte një nga vendimtaret në luftën ruso-ukrainase. Ukrainasit e përdorën atë për të shkatërruar qindra tanke dhe automjete të blinduara ruse, bunkerë, dhe kjo i ndihmoi shumë që të parandalonin ushtrinë ruse të kapërcejë Ukrainën. Dhe tani ato raketa vrasëse dhe “të zgjuara” po mbërrijnë në Kosovë, shkruajnë këto media.

Vuçiq tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por se Serbia do të punojë së bashku me SHBA-në për të ruajtur marrëdhëniet serbo-amerikane.

Vuçiq ka thënë më herët se Serbia është fuqia më e fortë e tankeve në Ballkan, dhe “Javelinat” përdoren për të shkatërruar tanke. Pra, nëse Serbia planifikon të sulmojë Kosovën në të ardhmen, “Javelinët” mund të jenë një pengesë e madhe!

Javelin u përdor për të shkatërruar bunkerë, ndërtesa dhe struktura të tjera të fortifikuara pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, në Afganistan dhe Irak. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Kosova 🇽🇰 po vazhdon të armatoset fuqishëm, pas dronëve nga Turqia 🇹🇷 në radhë janë anti-tankët më të fuqishëm në botë, Javelinët amerikanë 🇺🇸