Mediat në Venezuelë shkruajnë për mbështetjen që Kosova dhe Pacolli po i japin opozitës

Juan Guaido është shpallur president i përkoheshëm në Venezuelë, atje ku diktatori Maduro po e mban peng vendin.

Mbi 50 shtete në Amerikën Latine, Amerikën Veriore, Evropën Perëdimore, përfshirë dhe Kosovën, e kanë njohur presidentin Guaido si legjitim deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, transmeton Ballkani.info

Në anën tjetër, Rusia dhe aleatja e saj, Serbia kanë dalë në mbështetje të diktatorit Maduro.

Gazeta e Venezuelës, Alberto News citon deklaratën e Ministrit kosovar të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Kosova e dënon ashpër dhunën e pushtetit të Maduros ndaj protestuesve dhe bllokimin e ndihmave nga jashtë.

Sipas, Pacollit, Kosova është vënë në anën e popullit dhe presidentit të Juan Guaido, citon gazeta./Ballkani.info/