Mediat kërkojnë ndihmën e Qeverisë

Asociacioni i Mediave të Pavarura Eelektronike në Kosovë ka kërkuar ndihmën e Qeverisë së Kosovës pas lanësimit të masave qeveritare për parandalimin dhe luftimin e virusit COVID 19. Sipas Asociacionit, vendimi për pezullimin e disa aktiviteteve ekonomike të bizneseve kosovare po ndikon keq në kapacitetet financiare dhe operacionale të mediave të licencuara në Kosovë.

“Sektori i mediave është vënë në sprovë të jashtëzakonshme. Vetëm gjatë këtyre ditëve mediat kanë pranuar njoftime të konsiderueshme nga operatorët ekonomikë, për pezulliumin e kontratave të marketingut deri në normalizimin e gendjes në vend”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektorinike.

Ky është njoftimi i plotë:

Me lansimin e masave qeveritare për parandalimin dhe luftimin e virusit COVID 19, vendimi

për pezullimin e disa aktiviteteve ekonomike të bizneseve kosovare po ndikon keq në

kapacitetet financiare dhe operacionale të mediave të licencuara në Kosovë. Sektori i mediave

është vënë në sprovë të jashtëzakonshme.

Vetëm gjatë këtyre ditëve mediat kanë pranuar njoftime të konsiderueshme nga operatorët

ekonomikë, për pezulliumin e kontratave të marketingut deri në normalizimin e gendjes në

vend.

Ky trend do të demtojë dukshëm buxhetet e mediave. Kështu ato do të pamunësohen që të

ofrojnë shërbim publik të informimit, i cili është më se i nevojshëm në këto situata të

jashtëzakonshme, kur duhen informata të sakta, të besueshme dhe gazetari profesionale.

Andaj për të diskutar për këto probleme dhe për të parë mundësinë e tejkalimit të kësaj situate,

perfaqësues të AMPEK-ut janë takuar me zv Kryeministrin Haki Abazi.

Një listë me disa kërkesa i është dorëzuar Qeverisë, mes tjerash edhe:

1. Moratorium/ngrirje e menjëhershme e obligimeve kreditore. Pagesat të shtyhen për

një periudhë deri ne 3 muaj.

2. Moratorium/ngrirje e obligimeve ndaj shtetit për një periudhë deri në 3 muaj dhe si dhe

disa kërkesa më specifike për industrinë e medias të cilat do të publikohen gjatë ditëve

në vijim.