Giorgia Meloni

Mediat italiane: Meloni duhet të heqë dorë nga poste të rëndësishme

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është shprehur se nuk do të kandidojë për një mandate të dytë si presidente e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave mandati i saj do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve evropiane në qershorin e ardhshëm.

“Unë mendoj se është e mundur që ajo të mos kandidojë përsëri, oferta e saj është tashmë shumë e rëndësishme,” i tha gazetës Nicolas Procaccini, i cili bashkë-kryeson grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë në Parlamentin Evropian.

Sipas La Repubblica, “ngarkesa e punës së Giorgia Melonit është e madhe dhe të qenit, në këtë fazë, kryeministre dhe kryetare e partisë më të madhe të Italisë do të thotë se ajo do të duhet të heqë dorë nga poste të tjera të rëndësishme, në nivel evropian.”

Së fundi, vihet në dukje se “një veprim i tillë i Melonit mund të funksionojë edhe në favor të ekuilibrave të ardhshëm politik”.