Mediat greke shkruajnë për vizitën e Erdogan në Shqipëri

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje vizitës së presidentit turk Rexhep Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri.

Ndërkohë që Erdogan ishte në Laç, ku u dorëzuan  520 apartamente të ndërtuara me fondet e qeverisë turke për të prekurit nga tërmeti, gazeta Prototema shkruan se aktiviteti i organizuar dhe koordinuar nga pala turke u shfrytëzua nga presidenti turk dhe kryeministri shqiptar për të shkëmbyer komplimente për marrëdhëniet vëllazërore mes dy popujve dhe vendeve.

“Në fjalën e tij, presidenti turk vuri në dukje rolin drejtues, siç e cilësoi ai, të Turqisë në anën e popullit shqiptar , ndërsa Rama tha se është “krenar që ka mik, Erdoganin”.

“Rama dhe Erdogan mbajnë konferencë të përbashkët shtypi pas nënshkrimit të marrëveshjeve me presidentin turk. Erdogan e shpalli vendin e tij një nga ushtritë më të forta të NATO –s. Nga ana e tij, Rama nënvizoi edhe mbështetjen e shumëanshme të Turqisë për Shqipërinë”, shkruan Prototema.