Mediat e huaja krahasojne Taynën me Nicki Minaj

Këngëtarja e njohur shqiptare Tayna po vazhdon me sukseset e saj muzikore, duke qenë se projektet e saj po priten mjaft mirë nga publiku.

Dhe kjo duket se ka rënë në sy edhe nëpër mediat e huaja.

Së fundmi mediat greke kanë qenë ato që kanë bërë një krahasim në mes reperes shqiptare Tayna me reperen e njohur botërisht Nicki Minaj.

Duket se talenti i shqiptarëve po bie në sy edhe nga ndërkombëtarët, dhe një talent të madh në muzikë tashmë e kanë dëshmuar edhe këngëtaret shqiptare si: Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora apo Ava Max që kanë pushtuar botën me muzikën e tyre.

loading…