Mediat e afërta me Vuçiqin dhe Daçiqin: Togo është vendi që e ka tërhequr njohjen për Kosovën

Mediat në Serbi vazhdojnë të merret me propagandë të ashpër ndaj Kosovës duke e promovuar ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Së fundi, gazeta e afërt me pushtetin serbi, “Blic” shkruan se Togo është vendi i “15 që e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës”, transmeton Ballkani.info.

Kjo gazetë, thirret kinse në burime diplomatike.

“Edhe pse konfirmim zyrtar ende nuk ka, burimet diplomatike thonë se bëhet fjalë për këtë vend të cili qëllimisht apo rastësisht, para rreth tre muajsh e ka vizituar ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq dhe i cili atje është takuar me zyrtarët me të lartë të këtij shteti”, shkruan “Blic”.

Daçiq para disa ditësh ka thënë se personalisht ka shkuar për notë diplomatike, si dhe ajo në Serbi ka arritur më 28 qershor.

Megjithatë, të gjitha këto pretendime të Serbisë për tërheqje të njohjeve janë kontestuar në vazhdimësi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. /Ballkani.info/

loading…