Media: Evakuohet ambasada e Iranit në Ankara pas një alarmi për bombë

Ambasada e Iranit në Ankara u evakua dhe rruga ku ndodhet selia e saj u kufizua trafiku pas alarmit për bombë, raportuan mediat lokale.

Por në Teheran, Ministria e Punëve të Jashtme e cilësoi ”gënjeshtër të pastër” informacionin, sipas së cilit ndërtesa diplomatike të jetë shënjestruar nga një atentat i mundshëm dhe përgënjeshtroi evakuimin e zonës.

”Personeli i ambasadës sonë ndodhet në vendin e punës, dhe është shëndoshë e mirë në aspektin e sigurisë dhe po kryen detyrat e përditshmërisë”, shkruan Ministria në një komunikatë të publikuar në web-in e saj.