Këngëtari i njohur kosovar Mehdin Përgjeçaj, i njohur me emrin artistik Meda, i ka dhënë mbështetje publike mikut të tij, gjeneralit të UÇK-së, Lahi Brahimaj, në garën për deputet.
Përmes një postimi, Meda ka shprehur përkrahjen e tij për Brahimajn, i cili është kandidat për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numër 90. Ai ka theksuar miqësinë dhe respektin për figurën e gjeneralit, duke i uruar sukses në këtë garë politike.
“Në mbështetje të mikut tim, gjeneral Lahi Brahimaj, i cili garon për deputet në listën e AAK-së me numër 90. Të priftë e mbara”, ka shkruar Meda.
Mbështetja nga figura publike dhe artistë të njohur po shihet si një shtysë shtesë në fushatën zgjedhore, ndërsa Lahi Brahimaj, si një nga gjeneralët e UÇK-së, vazhdon të marrë përkrahje nga bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë në mbarë vendin.








