Meda paralajmëron verë të ‘nxehtë’, së shpejti me këngë ritmike

Këngëtari i famshëm shqiptar Mehdin Përgjeçaj njihet për krijimin e hiteve të shumta.

Në çdo sezon sjell këngë të bukura, duke argëtuar fansat e tij me zërin e talentuar që ka.

Sa u përket të rejave në tregun muzikor, këngëtari Meda, në një intervistë të dhënë për Indeksonline, tregoi se së shpejti do të ketë risi nga ai.

“Shumë shpejt do të ketë këngë të reja në treg. Njëherë nuk do të kemi bashkëpunime, por do të ketë këngë solo, të cilat së shpejti do të publikohen. Ende nuk e kemi definuar se si do të titullohet kënga, por që do të jetë një këngë ritmike”.

Se a do të ketë album këtë vit, këngëtari u shpreh se nuk beson se do të promovojb një album.

“Nuk besoj se do të bëjmë album, pasi kemi vendosur të veprojmë si të tjerët, një ose dy këngë do t’i promovoj”, tha ai.