Meda i lumtur që takoi Sali Berishën: E kam pasur ëndërr të vjetër (VIDEO)

Këngëtari i njohur kosovar Mehedin Përgjegjaj i njohur në publik si “Meda”, ka zhvilluar sot një takim në zyrën e ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berishës. Meda, tha se e ka pas ëndërr të vjetër ta takojë Berishën.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shpërndarë një video në profilin e tij zyrtar nga takimi me Medën.

Në këtë takim Meda e ka falënderuar Berishën për dhënien e mundësisë për ta takuar ndërsa Berisha i thotë se Meda është bërë këngëtar tejet i njohur.

“Je bërë një këngëtar shumë i dashur dhe i njohur në mbarë botën shqiptare”, i thotë Berisha, Medës.

“Për mu ka qenë nder dhe kënaqësi, kam pas si andërr të të takoj. Këtë takim e kam kërku qysh moti”, tha Meda.

Këngëtari ia ka dhënë një album (CD) të muzikës së tij, Berishës.