Me zhveshje kundër ndalesës së abortit

Emilyn, përveç faktit se ky ligj femrave ua merr të drejtën e zgjedhjes, e ka zemëruar edhe ajo që këtë vendim e kanë marrë 25 meshkuj të racës së bardhë

Emily Ratajkowski u është bashkuar shumë femrave të famshme në Amerikë dhe publikisht ka dhënë qëndrimin e saj në lidhje me lajmin se Alabama ka miratuar ligjin për ndalimin e plotë të abortit. Emilyn, përveç faktit se ky ligj femrave ua merr të drejtën e zgjedhjes, e ka zemëruar edhe ajo që këtë vendim e kanë marrë 25 meshkuj të racës së bardhë. Ligji do të hyjë në fuqi brenda gjashtë muajve, pasi ta nënshkruar guvernatorja Kay Ivvy. Alabama, kur ligji të hyjë në fuqi, do ta ndalojë abortin në çfarëdo rasti.

“Këtë javë 25 meshkuj të moshuar të racës së bardhë kanë votuar për ndalesën e abortit në Alabama, edhe në rastet e incestit dhe dhunimit. Këta njerëz e imponojnë vullnetin e tyre ndaj trupave të femrave, në mënyrë që të mbajnë patriarkatin dhe të vazhdojnë kompleksin industrial të burgimit, në atë mënyrë që i pengojnë femrat me mundësi të vogla ekonomike të cilat vendosin të mos e lindin fëmijën. Shtetet të cilat mundohen ta ndalojnë abortin janë shtetet të cilat kanë numrin më të madh të femrave të racës së zezë. E gjitha sillet rreth klasës dhe racës dhe bëhet fjalë për sulmin direkt në të drejtat themelore të njeriut, të cilat gratë amerikane i meritojnë. Trupat tanë, zgjedhja jonë”, ka shkruar Emily.

Emily këtë mesazh e ka publikuar përkrah një fotoje në të cilën ajo shihet tërësisht e zhveshur.