Me votimin e Qeverisë Hoti, Mitrovica e Veriut shkon në zgjedhje

Bashkë me Podujevën do të shkojë në zgjedhje edhe Mitrovica e Veriut, nëse votohet Qeveria Hoti.

Kjo pasi kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, është propozuar për zv.kryeministër dhe ministër të Pushtetit Lokal.

Njësoj, edhe Podujeva ishte vendosur të shkonte në zgjedhje lokale, pasi Agim Veliu ishte emëruar ministër i Punëve të Brendshme. Ai më vonë ishte shkarkuar, por edhe zgjedhjet ishin shtyrë për shkak të pandemisë. Tash Veliu, sërish është propozuar për ministër të Punëve të Brendshme.