Me vonesë gati dy orë fillon seanca e Kuvendit

Ka filluar, pas disa shtyrjeve, seanca e Kuvendit të Kosovës që në rend dite ka 25 pika.

Në seancë nuk po marrin pjesë deputetët e LDK-ës dhe të Vetëvendosjes ndërsa në sallë janë ata të PSD-së.

Të pranishëm në momentin fillimit ishin 62 deputetë.

Paraprakisht Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të nisë punimet e seancës plenare me 25 pika të mbetura nga seancat e kaluara.

Në sallë nuk arritën të bëheshin më shumë se 60 deputetë që seanca të mund të fillonte, pavarësisht se në sallë ishin edhe disa deputetë të PSD-së.

Kryertari Kadri Veseli disa herë u ka bërë thirrje deputetëve që të hyjnë në sallë. Ka thënë se janë dy a tre deputetë që qëllimshëm po mundohen të bllokojnë punën e Kuvendit. Ai fillimisht ka dhënë 10 minuta pauzë. Kur kjo kohë përfundoj Veseli sërish u bëri thirrje deputetëve që të hyjnë në sallë, derisa pati një komunikim në distancë me deputetin Zafir Berishisha.

“Le të shkojmë në zgjedhje”, tha Berisha.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryeparlamentarit.

“Vetëm katër vota i duhen opozitës Zafir. Ti edhe dy a tre që i ke aty afër. Veç po frikësohem se pikërisht ata bashkë me opozitën kanë frikë të shkojnë në zgjedhje, se me pasë burrëri po”, ka thënë Veseli. Ai tha se nuk do të lejoj që disa individë të caktuar ta kenë në duar fatin e Kuvendit. LDK e Vetëvendosje po bojkotojnë punimet e kësaj seance.