“Me vllaun tim”, hoxha nga Mitrovica poston foto me Gold Ag

Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifaj, ka shpërndarë një fotografi me këngëtarin Arian Agushi

Latifaj ka shkruar në Facebook se me këngëtarin e njohur si Gold Ag, ka shijuar çaste të këndshme në një odë.

Ai e ka quajtur vëlla këngëtarin.

“Me Arian Agushi Goldin e Shqiptarisë vllaun tim, duke shijuar çaste të kendshme në një nga odat tona shqiptare! Respekt për të kaluarën tonë patriotike”, ka shkruar Latifaj.