Kushdo që ka qen e di se ata kthehen shumë shpejt në miqtë më të mirë dhe kështu ka ndodhur edhe me Beatrix Ramosaj e cila ka një qenushe të quajtur Bella.
Këngëtarja e konsideron si fëmijë Bellën duke e thirrur shpesh “Goca ime, princesha ime”.
Mbrëmë Beatrixi i ka festuar ditëlindjen qenushes me një festë në shtëpi, ku kishte mbledhur njerëzit e saj më të dashur, njëkohësisht personazhe të njohur si e ëma Antigona Ramosaj, i vëllai Albani, mikesha e ngushtë Oriola dhe fotografin Endrit Mërtiri.
Beatrixi e festoi ditëlindjen e qenushes së saj me tortë e shampanjë.










