Më të votuarit e LDK’së në bastionin e vet

Kandidatja e Lidhjes Demokratike për Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani në qytetin e Lipjanit ka marrë 8742 vota.

Pas saj, kandidati për deputet, Kujtim Shala, i cili është anëtar i kryesisë së LDK’së, ka marrë 1184 vota në këtë qytet.

Ndërsa, Lumir Abdixhiku mësohet se i ka 1069 vota në këtë qytet.

Kandidati tjetër për deputet nga radhët e LDK-së, Anton Quni ka marrë 803 vota.

Kujtojmë LDK në Lipjan është partia e parë me 10365 vota duke lënë mbrapa PDK-në dhe LVV.

Ndërkaq këtë komunë për dy mandate e udhëheq Lidhja Demokratike, e në zgjedhjet e vitit 2017, Imri Ahmeti ka fituar pa balotazh.

loading…