“Me të rrejtë politikani është keq boll, por prapë e ka një derë. Ama, me të rrejtë akademiku, nuk ka derë, bre”

Analisti Liri Loshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Akademia e Shkencave të Kosovës, duhet ta ruajë ‘prestigin’ e vet duke shkarkuar kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe Avdullah Hotin nga antarësia e këtij institucioni.

Sipas tij, kjo duhej bërë për shkak se të njejtit kanë gënjyer publikisht, në lidhje me Listën Serbe dhe përfshirjen e saj në Qeverinë e Kosovës.

Me të rrejtë politikani është keq boll, por prapë e ka një derë. Ama, me të rrejtë akademiku, nuk ka derë, bre! Akademia e Shkencave të Kosovës duhet ta ruajë “prestigin” e vet. Ajo duhet t’i përjashtojë nga antarësia Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin pse kanë genjyer publikisht. E, këta pastaj le të kënaqën t’u rrejtë. Së pakut, populli ta dijë se Isa dhe Abdullahu janë politikanë, por jo edhe akademikë.

Shkrimi i plotë:

A ju kujtohet kur Isa Mustafa deklaronte: “Ne jemi në gjendje ta votojmë qeverinë Kurti si qeveri të pakicës dhe të kalojmë në opozitë?!”

Tash, shih se si nuk lënë gurë pa lëvizur për ta bërë vetë një qeveri të pakicës!

A ju kujtohet kur Avdullah Hoti deklaronte: “Nuk bën të krijohet një qeveri e varur nga Lista serbe. Nuk duhet të lejojmë që qeveria të varet direkt nga Beogradi!?”

Shiheni tash se si vrapon ky vetë pas Listës Serbe!