Me të mbërritur nga Haga, Veseli ndalon dhe e puth flamurin kuq e zi (FOTO)

Shumë qytetarë, veteranë e bashkëpartiakë, dolën sot në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, për ta pritur kryetarin e PDK-së dhe ish- drejtuesin e UÇK-së, Kadri Veselin, që u kthye sot nga Haga.

Me të mbërritur, Veseli bëri një gjest mjaftë domethënës, ai para se ta përshëndeste turmën që dolën për të, ndaloi tek flamuri kombëtar, të cilën e mbante një ish-ushtar i UÇK-së. Ai e shikoi atë, dhe më pas e puthi, përcjellë Indeksonline.

“Sa më shumë paqe, qetësi për popullin tonë. Zoti e mbrojtë Kosovën. Lavdi e përjetshme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë krenar për jetë. Faliminderit të gjithëve”, ishin fjalët e para të Veselit, pas intervistimit të djeshëm nga dhomat e specializuara në Hagë.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1005131053170819/