Më shumë të shëruar sesa infeksione të reja në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 626 raste të reja të infektuara me virusin Covid-19.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 673 persona, ndërsa kanë vdekur 16 persona.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK  me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej  1.505 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 626 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625”, është thënë nga IKSHPK.