Më shumë se gjysmë milioni rusë vuajnë dënimin në burgjet ruse

Bazuar nga të dhënat e dala nga raporti i Këshillit të Evropës, në lidhje me statistikat kriminale për vitin 2020, raport i cili analizon gjendjen në burgjet evropiane, burgjet ruse kanë numrin më të madh te të burgosurve në Evropë. Në burgjet ruse dënimin e vuajnë  519.618 persona dhe përveç numri të madh te të burgosurve, burgjet ruse përballen edhe me infrastrukturë të vjetruar dhe kushte shumë të vështira.

Qeveria ruse në kuadër të shpenzimeve ditore për një të burgosur brenda ditës shpenzon vetëm 2.8 euro, në krahasim me koston mesatare të shpenzimeve e cila në Evropë është 64.4 euro. Kjo tregon më së mira për kushtet e vështira te të burgosurve rusë.

Përpos numrit të madh te të burgosurve, shpenzimeve minimale, burgjet ruse kanë edhe numër shumë të madh te të burgosurave femra, ku nga 519.618 të burgosur, 42.334 apo 8.1% janë femra, çka e rëndit Rusinë në mesin e pesë shteteve me numrin më të madh te të burgosurave femra.

Edhe pse dihet që në burgjet ruse ka numër të madh te të burgosurve që vuajnë dënimin për bindje të tyre politike, siç është rasti i opozitarit rusë Alexei Navany, bazuar në statistikat e dorëzuara te të burgosurve nuk ceket kjo kategori.

Kategoritë e të burgosurve në burgjet ruse:

  • 120 mijë të burgosur e vuajnë dënimin për krime të lidhura me drogë.
  • Mbi 84 mijë të burgosur e vuajnë dënimin për vrasje.
  • Mbi 64 mijë të burgosur e vuajnë dënimin për vjedhje.
  • Mbi 25 mijë të burgosur e vuajnë dënimin për sulme dhe rrahje.
  • Mbi 20 mijë të burgosur e vuajnë dënimin për përdhunime.
  • Mbi 20 mijë të burgosur e vuajnë dënimin për grabitje.
  • 815 persona  e vuajnë dënimin për krime ekonomike
  • 87.177 e vuajnë dënimin për krime tjera.

Burgjet ruse mbajnë edhe një rekord shqetësues në krahasim me burgjet evropiane dhe atë për numrin e lartë te të burgosurve që vdesin dhe që kryej vetëvrasje gjatë kohës sa vuajnë dënimin. Numri i të vdekurve dhe atyre që kryejnë vetëvrasje në burgjet rusë, është pothuajse dhjetë herë më i madh se mesatarja e burgjeve evropiane. Në burgjet ruse brenda vitit 2020 kanë vdekur 2.420 të burgosur, duke përfshirë 274 vetëvrasje.