Me sa plumba në kokë duhet të vritesh në LIRI?

Shkruan: Nebi Ajeti Muaj më parë, në kohën kur në trend ishin parullat “Liria ka emër”, të cilat filluan të përdoreshin pas arrestimit të komandantëve të UCK-së, të cilët akuzohesh për vrasjen e më shume së 100 personave civil dhe të pafajshëm, rrjetet sociale aty ku shumica e njerëzve shfryen mllefin dhe epshin që i mblidhet gjatë ditës ishin mbushur plot më këtë slogan. 

Liria më të vërtet ka emër, por ka një emër tjetër. 

Në lirinë të cilën e sollën Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me aleat u vranë mizorisht dhe pa pik turpi shumë figura të njohura publike e atdhetare të Kosovës. 

Në lirinë të cilën e pagëzuan me emrin UCK, pati një pasurim enorm të ish luftëtareve të cilët thënë më troç ja pan hajrin luftës. 

Shtëpi milionëshe, tur rreth botës, makina të shtrejta,mos ballafaqim me drejtësinë, janë vetëm të mira që ua solli lufta ish komandatëve. 

Sot bëhen 16 vjet që nga vrasja e ish gazetarit e publicistit Bardhyl Ajetit. 

Ajeti i cili ishte duke u kthyer nga një ditë rutine e tij për në qytetin ku banonte  dhe ku kishte familjen, në Gjilan, vetëm 20 minuta para së të mbërrinte në shtëpi 2 plumba ia ndalën rrugën përgjithmonë. 

Gazetari Bardhyl Ajeti i cili vetëm një javë pas vdekjes(25.06.2014) kishte planifikuar të kurorëzonte dashurinë e tij me martesë, hovin e përgatitjeve të tij të zellshme e ndalën përgjysmë. 

Por nga kush dhe si? 

Bardhyli u vra në Liri, në pikë të ditës e në mes të muajit, mirëpo a u vra në lirinë të cilën e përmendëm pak më lartë. 

Enigma vazhdon. 

Në fakt është skandaloze dhe e mjerueshme se si një gazetarit të lirë i ndalet fjala e jeta, i mbesin kujtimet ne gjysmë e e lë familjen dhe te afërmit e tij gjithmonë me lot në sy e me lumturi më se të reduktuar. 

E edhe më krim është fakti se po kalojnë 16 vite e nuk ka asgjë të re. Asgjë!

Prokuroria nuk bënë asgjë, policia jo, ministritë përkatëse duket se parim e kanë populizmin dhe nuk kanë kohë për zbardhje të vrasjeve të cilat e prishën imazhin ashtu të prishtë të shtetit të Kosovës. 

Bardhyli u vra në mënyrë të planifikuar më një regji të cilën shumë pak do ta mendonin e shumë pak persona do ta implementonin. 

E derisa gjithçka tjetër mbetet në mjegull, është fuqia ajo që shtynë familjarët dhe të afërmit e tij përpara. 

Fuqia e  shpresa që një ditë do bëhet mirë e liria do jetë pa plumba e pa gjak. 

Deri atëherë ja vlen të themi se duhet vazhduar të ruhemi në lirinë të cilën ende nuk mund ta pagëzojmë si duhet 

Liri fallco, apo e përlyer me gjak nga të pafajshmit dhe duke vrarë njëri tjetrin? 

Ndoshta.