Me rastin e 8 marsit, Kaka bën dedikim emocional për gruan e tij

Ish-futbollisti i Milanit, Leite Kaka, ka 4 vjet që ka hequr dorë nga futbolli aktiv.

Ai vazhdon të qëndrojë aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë imazhe nga më të ndryshmet.

Sot me rastin e Ditës së Gruas, nuk mungoi urimi emocional dedikuar grave, përkatësisht gruas së tij.

Më një imazh në të cilin shfaqen të përqafuar si shkroi: Gratë janë të zgjedhur për të sjellë në jetë pasardhës të rinj, janë luftëtare, të forta, të ndjeshme, të lehta dhe kanë fuqinë të ndërtojnë apo të shkatërrojnë një shtëpi, janë kolonë, janë GRA ! Dhe Zoti me mençurinë e tij të pa fund pa që nuk ishte mirë që njeriu të ishte vetëm! Jo, nuk është mirë! Urime gra! Faleminderit për ekzistencën ❤️ !!!”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit