Me pushkë ajrore në Aeroport, arrestohet shtetasi norvegjez

Policia raporton se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” gjatë kontrollit tek i dyshuari shtetas norvegjez është gjetur dhe është sekuestruar një pushkë ajrore me 750 copë fishekë dhe një palë dylbi.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.