“Më preu në besë…skenar vrastar”, versioni i babait të njërit prej të plagosurve në Klinë

Ka reaguar asamblisti i Vetëvendosjes në Klinë dhe doktori i njohur, Zafer Gashi, djali i të cilit (Fitim Gashi) mbeti i plagosur sot bashkë me një tjetër, në Klinë.

Gashi thotë se sot pati tentim vrasje ndaj tij, ku mbeti i plagosur djali i tij por që gjendja shëndetësore e tij është stabile, raporton Indeksonline.

Siç thotë ai, plumbat që goditën djalin e tij, i shkrepën Maliq dhe Rasim Daka për të cilët thotë se e “prenë në besë”.

“Ky skenar vrastar ishte i kurdisur dhe i planifikuar nga Maliq Daka”, thotë ai tutje.

Reagimi i plotë:

Të nderuem familar tê mi .

Të nderuem qytetar te Klinës.

Shumë të respektuar miqë e shok.

Ju falenderoi për intersimin për shèndetit e djalit tim të plagosur sot nga vrases të porositur .

Sot me 18 maje 2022 pati tentim vrasje ndaj meje ku mbeti i plagusoru djali im Mr.ph. Fitim Gashi.

Gjendja e ti shëndetsore është në stabilizim.

Do ti kemi dy operacione për ta hjekur plumbin e shkrepur nga Maliq Daka dhe Rasim Daka nga Ceroviku  ndaj djalit tim .

Me preu  në besë Rasim Daka e Maliq Daka.

Unë dhe djali skishim kurfar fjalosje me te ne  ishim në mbrojtje të avokatit Veton Puka te cilin e sulmuan po sa doli nga zyra e ti e punës. Ne smund ta lenim vetem Avokat Vetoni  pas zenkes qe pat në zyre me Maliq Daken  donim ta percjellim Avokatin deri në shtepi te ti.

Maliq Daka e ftoi djalin e ti,  vellaun e ti , djalin e vellaut dhe nje tjetre dhe  ishin te armatosur te katertit. Ky skenar vrastar ishte i kurdisur dhe i planifikuar nga Maliq Daka.

 Ata  të armatosur ( kater veta) kishin zenë pusi dhe menjeher na sulmuan me armë e cila e plagosi rënd djalim tim .

Me zakone shqiptare ju drejtova  me duar lart :

O Maliq Daka fale kesaj here Veton Puken se a me mua ; ndoren tem e te zotit ashte, por vrasiesit nuk pyten dhe i shkrepen armet.

Me  vjen keq për ngjarjen  . Tradhta e ka qmimin e vetë. I deshiroi sherim të shpejtë djalit tim.

Ju jamë mirënjohes të gjithëve për perkrahje.