Me pak para, adoleshenti ndërton shtëpinë e tij në oborrin e prindërve

Në kërkim të më shumë privatësie dhe në pamundësi për të paguar qiranë, Thomas Lear ndërtoi shtëpinë e tij në oborrin e prindërve.

Specifikisht, ai shfrytëzoi pjesën e prapme të kopshtit të shtëpisë dhe kostoja e ndërtimit, por edhe kompletimit i shkoi 6 mijë paund.

Sot është 21 vjeç, ka vend të mjaftueshëm për të ftuar miqtë e për t`u mbledhur me ta dhe xhelozohet shpeshherë për zgjedhjen e tij.

“Ia dola ta bëja me pak para. Thjesht doja një jetë me pak stres. Është mirë kur je 21 vjeç dhe nuk të duhet të paguash qira. Kam gjithçka që dua dhe kjo më bën të jem shumë i qetë”, thotë Thomas.

Nëse po mendoni se punësoi dikë për t`ia ndërtuar këtë shtëpizë e keni gabim. Thomas e bëri vetë me aq sa kishte mësuar në shkollë dhe me video tutorial në YouTube.

Për pak para, adoleshenti ndërton shtëpinë e tij në

Nëse s`e beson se ka kushtuar kaq pak, Thomas ka vënë në dispozicion faturën e shpenzimeve:

Boja 50 paund

Dyer, dritare, 50 paund

Lënda drusore, 2000 paund

Çatia 450 paund

Izolimi 300 paund

Kuzhina 200 paund

Lyerja e drurit 100 paund

Hidrauliket 250 paund

Elektriket 800 paund

Pajisjet e brendshme 500 paund

Dyshemeja 160 paund

Veshja 350 paund

Oxhaku 400 paund

Gozhdët 50 paund

Tualeti 120 paund

Tubacionet e ujit të pijshëm 55 paund

Dushi 165 paund