Me një pozë tërheqëse, Angela Martini merr vëmendjen përsëri

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo rrëmben vëmendjen e ndjekësve të saj përmes fotografive që publikon nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.

Një të tillë, bukuroshja e ka publikuar së fundmi për fansat e saj, ku shfaqet mjaft atraktive në një fustan të shkurtër.

Teksa vë në pah linjat, Angela duket edhe më tërheqëse nën efektet bardhë e zi të fotografisë.

“Përqafoni dhimbjen dhe ju do të fitoni këtë lojë”, ka shkruar modelja e njohur përbri këtij imazhi.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat.

https://www.instagram.com/p/B1ZZNdNC-aa/

loading…