Me një fotografi të Rexhep Selimit me Adem Jasharin, Shqipe Selimi uron ditën e Forcës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi ka uruar ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me një fotografi të përbashkët të bashkëshortit të saj Rexhep Selimi dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

Kjo fotografi e tyre është realizuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kujtojmë qe Rexhep Selimi është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.h