Më në fund zëvendësohet fotografia e presidentit Clintonin në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm është vendosur fotografia e re e ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton, në hyrje të Prishtinës, respektivisht në Bulevardin që mban emrin e tij.

Ky zëvendësim erdhi pas raportimeve të shumta për vjetrimin e fotografisë në të cilën mezi mund të vërehej portreti i Presidentit shumë të dashur për shqiptarët.

Përveç fotografisë së Clintonit, janë vendosur edhe flamujt e Amerikës dhe Kosovës.

Iniciativa për ta ndërruar këtë fotografi erdhi fillimisht nga Al-Trade e përkrahur nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe më pas u realizua nga fondacioni Behgjet Pacolli, që mori mbështetje edhe nga Komuna e Prishtinës.