Ambasadori i Gjermanisë

“Më në fund”, Rohde reagon pas votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, thotë se përfiton gjithë vendi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka votuar sot disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare.

Rohde ka thënë se ky është lajm i mirë për Kosovën dhe se nga votimi i këtyre marrëveshjeve përfitojnë njerëzit dhe mbarë vendi.

“Lajm i mirë për Kosovën ! Më në fund drita jeshile     për marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura përmes konsensusit ndërpartiak sot në parlament. 🙌 Nga këto do të përfitojnë njerëzit dhe mbarë vendi”, ka shkruar Rohde në X.