Më në fund po asfaltohet rruga në drejtim të Gërmisë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrugës ‘Nazim Gafurri’ në kryeqytet.

I pari i Prishtinës ka shkruar se punimet kanë zgjatur për shkak të rregullimit të pusetave.

“Sot po asfaltohet rruga Nazim Gafurri. Ka zgjatur pak më shumë për shkak të rregullimit të pusetave, një pjesë e të cilave kanë qenë të mbuluara nga asfalti i kaluar”, ka shkruar Ahmeti në ‘Facebook’,

Banorët e kësaj ane të Prishtinës ankoheshin për zvarritjen e punimeve për disa muaj.