Dy reperët shqiptar, Noizy dhe Don Xhoni, tash e sa kohë janë në rivalitet me njëri-tjetrin.
E gjitha kjo filloi, pas disa ‘dissave’ që dyshja shkëmbyen në rrjetet sociale.
Ishte Noizy, i cili zhvilloi një bisedë me ndjekësit në Instagram ku u pyet edhe për Don Xhonin.
Do t’i bëje diss Don Xhonit pas gjithë atyre përplasjeve, ishte njëra ndër pyetjet.
“Nuk u bëj diss fansave”, u shpreh Noizy.







