Më në fund një njohje e re, Kurti njeh Kosovën

Prej sot, Republikës së Kosovës iu “bënë” 117 njohje.

Nuk dihet saktësisht se kush ka tërhequr njohje përmes joshjes që po ua bënë Serbia, sepse “E Drejta Ndërkombëtare” nuk e njeh çnjohjen si koncept, por deri më tash zyrtarisht na është thënë se Kosova ka gjithsej 116 njohje.

Megjithatë, përfaqësuesja e Kosovës, vetëm dy ditë para votimit në Interpol, e solli një njohje të re: Kurti njohu përfaqësuesen e Republikës së Kosovës.

Ai sot ka dhënë sinjale të qarta se është duke i lënë prapa ato të ashtuquajturat e tij “Republikë e Tretë” dhe “Bashkim me Shqipërinë”, duke u bërë tifoz i kombëtares kosovare.

Padyshim se herëve të ardhshme, pritet që ai të bëhet shumë shpejt edhe i flaktë si tifoz. /Ballkani.info/