Stadiumi Fadil Vokrri

Më në fund nisin punimet në rindërtimin e fushës në “Fadil Vokrri”

Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka nisur të riparohet dhe do të jetë gati për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës që nisin në shtator në Ligën e Kombeve.

Lajmin e ka bërë publik Ministri në MKRS, Hajrulla Çeku.

Ai ka thënë se do të bëhet rindërtimi i tërësishëm i punës në fushë.

“Nisën punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri.

Me punë profesionale dhe pa humbur kohë stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.

Konsolidimi i infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin është prioritet i yni”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Në fillimin e punimeve ishin ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi./Ballkani.info