Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, ka thënë se rruga Deçan-Plavë duhet të ndërtohet tjetërkah.
Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, Janjiç ka theksuar se rruga në fjalë do ta dëmtonte manastirin për shkaqe ambientaliste, ndotjeje, zhurme dhe kështu që do të ndikonte negativisht për kishën.
“Ne jemi të brengosur për shkak të këtij vendimi, sepse më herët kemi lexuar se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të pezullojë punimet deri kur kryeministri të vijë në vizitë në komunë dhe në manastir që ta diskutojmë këtë çështje. Ky është zhvillim fatkeq dhe shpresojmë se ekzekutivi do të bëjë çmos që ta mbrojë ligjin”.
“Pra, këtu është një rrugë lokale që përshkon zonën e veçantë të mbrojtur dhe rruga lokale nuk ka qenë asnjëherë problem për ne. Problemi u shfaq kur u mor një vendim të ndërtohet një autostradë për në Mal të Zi, një rrugë transite, më e madhe, me një nivel të lartë trafiku dhe automjete të rënda, kjo do ta dëmtojë manastirin për shkaqe ambientaliste, ndotje, zhurmë, që do të ndikojnë negativisht për kishën. Dhe bazuar në ligjin për zonat e veçanta të mbrojtura që ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, ndërtimi i rrugëve të tilla është i ndaluar sipas ligjit”.

Ai ka folur edhe për mbrojtjen e Manastirit nga shqiptarët ndër shekuj. “Ne kemi një traditë që nga fundi i shekullit 18, veçanërisht në shekullin 19, kur ka pasur disa familje të shquara shqiptare në Deçan që e kanë mbrojtur manastirin. Ata quheshin Vojvodët”, ka thënë Janjiq. /Ballkani.info/







