Këngëtarja

Më në fund, Baby G në studio për të realizuar këngë të re

Këngëtarja nga Kuksi, Gordana Kingji apo siç njihet për publikun Baby G duket se po bën rikthimin në skenën tonë muzikore.

Me anë të disa postimeve të publikuara në Instagram ajo ka paralajmëruar këngën e re që do ta lansojë këtë muaj.

Gordana nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth këtij projekti por duket se po punon pa ndalë.
Sido që të jetë, presim të shohim se çfarë do na sjell këngëtarja shqiptare.