Shumë video kanë qarkulluar prej fillimit të luftës, me traktorët ukrainas që tërhiqnin tanket ruse të kapura nga forcat vendore. Sipas disa zyrtarëve perëndimorë, Ukraina mund të ketë më shumë tanke sot sesa kur filloi invazioni rus.
Forcat ukrainase mund të kenë më shumë tanke luftarake kryesore dhe kishin në fillim të pushtimit rus, raporton Dan Sabbagh.
Ukrainasit kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshëm në kapjen e automjeteve ruse me ndihmën e disa fermerëve.
Kjo është sipas zyrtarëve perëndimorë, të cilët konfirmuan se një gjeneral i shtatë rus u vra dhe se një komandant brigade u vra nga trupat e tij “si pasojë e shkallës së humbjeve që ishin marrë nga brigada e tij”.
Legendary Ukrainian farmers pic.twitter.com/BEq9UJ8cBz
— Mykhailo Golub (@golub) March 15, 2022







