Me nderime të larta, varroset polici Skënder Gorqaj (Video)

Në praninë e mijëra qytetarëve, sot në Istog është varrosur zyrtari policor, Skënder Gorqaj.

Në varrimin që u mbajt në Banjë të Istogut, ishin të pranishëm qytetarë nga e gjithë Kosova, kolegë të pjesëtarit të ndjerë të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe zyrtarë lokalë nga Komuna e Istogut.

Duke i dhënë lamtumirën e fundit kolegut të tyre, Policia e Kosovës ka bërë nderimin me të shtëna arme.

Skënder Gorqaj ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër që pësoi mesditën e së mërkurës.

Ditë më parë Istogu ka humbur edhe policin Izet Demaj, i cili u vra gjatë një aksioni policor, për të parandaluar një plaçkitje në një bankë.