“Më mirë bëj pushime, sesa blej klikime”, Enca e tha, po kujt ia tha?

Enca duket se këto ditë të nxehta vere po i kalon duke pushuar në ishullin e shtetit fqinj, Mykonos. Teksa poston foto nga pushimet, ajo ka realizuar një Q&A me ndjekësit e saj në Instagram.

Mes pyetjeve se kur do të kthehet në koncerte, apo si i ka marrëdhëniet me Don Xhonin, ka qenë edhe ajo për klikimet, ku ndjekësi e pyet se pse nuk i blen ato, duke shtuar se nëse këngëtarja i druhet bllokimit.

Enca nuk e ka lënë pyetjen pa përgjigje natyrisht.

“Nuk po them që cdo këngë me 1 milionë shikime në ditë është “fake” por po them që 90 përqind e tyre janë… Më mirë i harxhoj paret për pushime e biznese të reja sesa për “fake views” për me kënaq egon”, ka shkruar këngëtarja në “Instastory”.

Publikimi i videoklipeve këto kohë ka shtuar hipotezat se shikueshmëria blihet në “Youtube”, teksa shumë pse këngëve marrin miliona shikime në vetëm orë apo ditë.