Me masa mbrojtëse dhe duke respektuar distancën mbahet mesha

Pas më shumë se dy muajve, sot është mbajtur mesha në katedralen “Nënë Tereza”, me masa mbrojtëse dhe duke respektuar distancën

Në hyrje të katedrales është i vendosur tuneli dezinfektues, në banka janë të vendosura shenja ku udhëzojnë se nuk mund të ulen më shumë se 4 persona, për të respektuar kështu udhëzimet e IkShP-së për mbajtjen e distancës fizike.

Ndryshe, me vendim të ri qeveritar, të enjten janë hapur xhamitë dhe kishat në tërë vendin. Mirëpo, besimtarët duhet të ndjekin një protokoll sigurie që ndihmon në parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.