“Me ligj ua kisha ndalu me dërgu çështje në Kushtetuese” | Shpërthejnë talljet me ministren Haxhiu

Pasi Gjykata Kushtetuese dje ka njoftuar se ka rrëzuar Ligjin për Këshillin Prokurorial, kanë shpërthyer talljet me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu më herët kishte thënë në Kuvend se po të kishte mundësi deputetëve të PDK-së më ligj do të ua ndalonte të flisnin për rastin e Astrit Deharit.

Kurse, tani shumë analistë, aktivistë dhe njohës të proceseve politike kanë bërë një “meme”, në të cilën shihet Haxhiu duke iu thënë: “me ligj bre ja u kisha ndalu me mi qu senet n’gjykate kushtetuese”.

PDK-ja dhe LDK-ja janë dy partitë opozitare që Ligjin për Këshillin Prokurorial e kanë dërgua në Gjykatën Kushtetuese.

Në muajin e kaluar, ministrja Haxhiu e kishte thënë frazën e famshme.

“Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin… sepse ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari, ju… Prandaj asnjë fjalë për Astrit Deharin, as edhe një fjalë, sepse ju i keni duart e lyme me gjak… Marre, duhet me pas pak ftyrë, në kohën e juve është vrarë Astrit Dehari”, kishte thënë Haxhiu.