Me letërnjoftime ilegale, serbët e Kosovës do ta kalojnë lirshëm kufirin

Nuk ka asnjë shenjë. Por të gjithë e dinë se ku duhet drejtuar për t’u pajisur me dokumente të Serbisë. Ky objekti i Komunës Paralele të Prishtinës, ndodhet në Gracanicë, vetëm disa kilometra larg kryeqytetit të Kosovës.

I vendosur në këtë qytezë me shumicë serbe, këta operojnë ilegalisht dhe në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës.

Këtu bëhet aplikimi për letërnjoftim të Serbisë, shtet ky që Kosovën vazhdon ta trajtoj se pjesë të saj.

Mirëpo pavarësisht se janë jo-ligjore, serbet do vazhdojnë të kenë mundësi të hyjnë në Kosovë me këto dokumente, edhe pas datës 1 shtator.

Për këtë arsye, nga Partia Social-Demokrate kritikojnë ashpër kryeministrin Albin Kurti.

Këto aludime të liderit të PSD-së, Dardan Molliqajt, megjithatë demantohen nga qeveria.

Nga ekzekutivi thonë se s’ka marrëveshje tjetër për Lirinë e Lëvizjes, vetëm do e zbatojnë reciprocitetin nga ujdia e nënshkruar në 2011.

Përveç pranimit të letërnjoftimeve, Kosova e Serbia nuk arritën të merren vesh edhe për targat.

Për këtë çështje, të martën presidenti i Serbisë u shpreh pesimist për gjetjen e ndonjë zgjidhje.