Me koronavirus edhe një truprojë e ish-ministrit italian

Një punonjës policie pjesë e stafit të truprojës së ish-ministrit të brendshëm italian e liderit të Partisë Lidhja, Matteo Salvini ka rezultuar pozitiv nga koronavirus.

Me një video postim në Facebook Matteo Salvini ka deklaruar se ai është mirë me shëndet e nuk ka qenë në kontakt me truprojen.

“Do të bëj ç’ka më këshillojnë autoritetet sanitare si çdo qytetar tjetër”, – është shprehur ai, por kush bën polemikë se unë jam i infektuar e më uron vdekjen nuk meriton përgjigje”.

Pas këtij lajmi mundet që ish ministri italian të qëndroj në karantinë për 40 ditë.