Me kod dhe çelës, kasaforta “magjike” e ministres Gërvalla-Schwarz

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e udhëhequr nga Donika Gërvalla-Schwarz ka bërë një furnizim me kasaforta elektronike. Për blerjen e tyre do të shpenzohen afro 900 euro.

Disa kasaforta elektronike do të vendosen në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Nuk janë dhënë shumë detaje se për çfarë do të përdoren këto kasaforta, por është treguar se ato duhet të jenë të sigurta.

Madje është përmendur edhe kodimi dhe çelësi, shkruan Demokracia.com.

“Kasaforta elektronike me kod dhe me çelës. Kodi i shfrytëzuesit me 3-8 kombinime. Pas 3 gabimeve të njëpasnjëshme pason periudha 5 minutëshe e bllokimit. Kuq/gjelbër/verdhë, sinjalet optike dhe akustike sinjalizojnë kodin e hapjes. Furnizimi me 4 bateri AA. Konstruksion i fortë çeliku me 2 çelësa. Mundësi e vendosjes dysheme apo mur. Dimensionet 40 X50 cm minimum”, shkruan në njoftimin e bërë nga kjo ministri.

Sipas tenderit të shpallur Furnizim me kasaforta elektronike, MPJD-së do t’i kushtojë 855 euro.

Për ketë tender ka qenë në garë vetëm një kompani.

“Furnizim me kasaforta elektronike. Vlera e përgjithshme e kontratës 855,00. Data e nënshkrimit te kontratës: 02.09.2022. Numri i tenderëve te pranuar: Emri zyrtar i kompanisë “PROTEC””, thuhet në këtë njoftim. /Demokracia.com/