Me kilometra zero-zero, Gazi i Pejës i çon 110 mijë euro në xhipa

Komuna e Pejës ka vendosur që të bëjë një investim të madh në blerje të veturave. Sipas tenderit të shpallur për blerjen e disa xhipave e do të shpenzohen 110 mijë euro.

Në oborrin e Komunës së Pejës që drejtohet nga Gazmend Muhaxheri do të zënë vend disa xhipa.

Për blerjen e tyre është dhënë edhe një tender në vlerë të 110 mijë eurove, shkruan Demokracia.com.

Kontrata mes kompanisë fituese dhe komunës do të nënshkruhet nesër (e enjte).

“Blerja e veturave LOT 1- Blerja e xhipave të vegjël për Administratën Komunale. Vlera e përgjithshme e kontratës 109,960 euro.  Data e dhënies së kontratës 03.04.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 20.04.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata ” Auto Mita “”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Sipas këtij tenderi me 110 mijë euro do të blihen katër “Xhipa të vegjël” dhe një “Xhip i vegjël Automatik”.

Në dosjen e tenderit është treguar se veturat duhet të jenë të reja, madje të prodhuara në vitet e fundit, 2022-2023.

Po ashtu edhe të jenë automatike.

“Vetura duhet të jetë prodhim i vitit 2022-2023 i ri (i pa përdorur) me 00 km. Automjet SUV  2×4 ose 4×4. Numri i ulëseve: Minimum pesë (pesë). Numri i dyerve: Minimum 5 (Pesë). Kapaciteti i motorrit: Maksimum 1600 ccm3. Fuqia e motorrit KË: Minimum 80 KË, Maksimum 110 KË. Ndërruesi i shpejtësive Automatik: Minimum 5 (pesë) shpejtësi + R. Karburanti: Dizell, benzin ose hybrid. Gjerësia (pa pasqyra) Minimum 1750 mm. Gjatësia: Minimum 4000 mm. ABS, ESP. Timoni në anën e majtë / servo – me rregullim te lartesisë dhe thellësisë”.

Komuna ka treguar se kishte planifikuar ta bëjë blerjen edhe të një veturë  për QKMF-në, por që është anuluar.

“Ju informojmë se kontrata për LOT 1 i është dhënë O.E. ” Auto Mita ” SH.P.K., për një  shumë prej € 109.960.00. Ju informojmë se kontrata për LOT 2 i është ANULUAR . Per arsyeje se ne ketë aktivitet . prokurimit nuk ka aplikuara as një O.E andaj si njesi kerkuese jemi te shtyrë që A.P LOT 2- Blerja e një veture për QKMF-në te anulohet.

Në fund është thënë se xhipat e blerë duhet të kenë garancion 3 vjet.

“Automjetet duhet të jenë me garancion minimum 3 dhe ne çmimin e furnizimit te veturave duhet te  përfshihet edhe kostoja e servisimit në përudhen garantuese”./Demokracia.com/.