Me këto produkte natyrale mund ta luftoni alergjinë

Shkaku më i madh i alergjive të pranverës është poleni. Pemët, bari dhe barërat e këqija lëshojnë këto kokrra të vogla në ajër për të fekonduar bimë të tjera.

Kur ato hyjnë në hundën e dikujt që është alergjik, një reagim i tepruar imunitar shkaktohet si një mbrojtje kundër substancave që përndryshe janë të padëmshme.

Sistemi imunitar gabimisht e sheh polenin si rrezik dhe lëshon antitrupa që sulmojnë alergjenët. Kjo çon në lirimin e substancave të quajtura histamine në gjak. Histaminat shkaktojnë rrjedhje hundësh, kruajtje të syve dhe simptoma të tjera specifike për alergji. Poleni mund të udhëtojë për milje, kështu që nuk janë vetëm bimët aty pranë që përbëjnë rrezik.

Simptomat tipike që tregojnë një alergji pranverore janë:

Rrjedhje e hundës

Sy të përlotur

Teshtitje

Kollitje

Kruajtje e syve dhe hundës

Një nga mënyrat më të mira për të reduktuar simptomat e alergjisë është përdorimi i bimëve që rrisin imunitetin dhe detoksikimi i rregullt i mëlçisë gjithashtu ndihmon. Përveç monitorimit të kalendarit të polenit, është mirë të forcohet imuniteti me preparate natyrale, në mënyrë që sezoni i alergjive pranverore të kalojë pa problem, transmeton KP.