Me këto fytyra publike e kaloi pasditën Shyhrete Behluli

Nuk këndon muzikë moderne por nuk ua lëshon rendin këngëtareve të reja sa i përket interesimit të fansave për pastimet e saj.

Këngëtarja Shyhrete Behluli ka publikuar sonte një fotografi ku shihet se pasditën e ka kaluar bashkë me dy mikeshat e saj, të cilat sot gëzojnë famë, sado e madhe qoftë ajo, shkruan Ballkani.info.

Fjala është për Merita Spahiun dhe nënën e Leartës, Dritën.

Që të tria shihen se kalonin mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës, të paktën kështu duket nga buzëqeshja në fytyrën e saj.

Kujtojmë që këngëtaren dhe nënë e Leartës do t’i shohim në koncertin solistik që Learta do e mbaj të shtunën./Ballkani.info/