Me këtë emër të njohur të estradës u shoqërua mbrëmë Kejvina Kthella (FOTO)

Kejvina Kthella u pa me një ndër emrat më të komentuar të estradës shqiptare.

Kejvina Kthella u bë e njohur për publikun si velina e ‘Xing’ e më pas me pozat provokative dhe publikimin e shpeshtë të fotove në Instagram i ka bërë për vete një numër të madh të ndjekësve.

Ajo ka shoqëri me disa emra të njohur të estradës ndër ta Taynën me të cilën është parë mbrëmë pas një postimi në Instastory.

“Tayna të dua”, ka shkruar Kejvina pranë postimit në Instastory aty ku shihet me reperen më të komentuar të momentit, Taynën.